OJQ Equality e informon publikun se është në fazën e zbatimit të projektit për ndihmën psikologjike për gra: “Lidhja me veten, lidhja me të tjerët”. Pandaj ne ftojmë dhe inkurajojmë gratë dhe vajzat e reja nga të gjitha komunitetet që të aplikojnë për pjesëmarrje dhe kështu të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor duke kontribuar në një cilësi më të mirë të jetës.
Gjatë pandemisë Covid-19, gratë ishin të ekspozuara ndaj llojeve të ndryshme të dhunës, krizave, nënçmimeve, stigmatizimeve etj. Në situata të tilla ato nuk kërkuan ndihmë, por luftuan duke rrezikuar veten, familjen e tyre dhe mjedisin ku jetojnë. Prandaj fokusi kryesor i këtij projekti do të jetë sigurimi i mbështetjes psikologjike për gratë dhe vajzat e reja të bashkësive të ndryshme etnike nga rajoni i Prizrenit dhe Zhupës. Mbështetja psikologjike përfshin leksione tematike, punëtori, biseda dhe seanca individuale të psikoterapisë.
Projekti është në përputhje me masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, prandaj duhet të vendosni maskën, të ruani distancën dhe të lani duart. Ky projekt i ndërtimit të besimit financohet nga UNMIK. Për të aplikuar duhet të dërgoni të dhënat personale (emrin, mbiemrin, moshën, profesionin, numrin e telefonit dhe përkatësinë etnike) jo më vonë se 21 shkurt 2021 në adresën e e-mail: [email protected].